Ndër emrat që janë ndaluar nga Garda e Republikës për të hyrë në dëgjesën e organizuar nga kryeministri Rama për stadiumin Arena e Kombëtares është edhe Fatos Lubonja, i njohur si një ndër kritikët më të njohur urbanë. Për mediat Lubonja është shprehur se kjjo është një paturpësi publike e cila nuk mund të arrijë deri këtu. Ndërsa Gjergj Bojaxhi thotë se në pushim të dëgjesës do të flasin me arkitektët.