InstaBIZ

Niko Komani: Sfilata e Valdrin Sahitit e kopjuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 29/04/16 |
root

Në emisionin Vizioni i Pasdites, Niko Komani e quan një dështim sfilatën e Sahitit duke theksuar se është e kopjuar.

“Nuk duroj dot këto që nxjerrin sfilata, kur sapo ka dalë super sfilata e Elie Saab apo e Balmain. Këto nuk i duroj dot! A nuk është një dështim, e gjithë sfilata ishte e parë? Është turp që në vitin 2016, të shesim diçka që është diku online”.

 “Nuk jam i vetmi që e kam vënë re këtë gjë, por të gjithë më nisnin foto dhe më tregonin se ku e kanë parë të njëjtin krijim”, thekson Niko Komani gjate intervistës në makinë për moderatoren e emisionit, Orinda Huta.

Për Nikon, Valdrin Sahiti nuk është aspak krijues ndërsa vlerëson dhe stilitët e tjerë nga Shqipëria apo nga Kosova, si Enada At Nikolla, Ardi Asllani, Jetmira Metullahu e Krenare Rugova.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas