Kronikë

Po luante futboll me miqtë, ndërron jetë shqiptari


               Publikuar në : 14:16 - 13/08/19 |
el ida

Një 47-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Greqi, ka humbur jetën teksa po luante futboll në plazh me miqtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Arvi në ishullin e Kretës, ndërsa raportohet se shqiptari humbi ndjenjat papritur dhe u rrëzua në tokë.

Në ndihmë të tij shkoi edhe një mjek që ndodhej aty pranë, por 47-vjeçari kishte ndërruar jetë rrugës për në urgjencë.

Ndërkohë, pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes./Opinion.al

Pas