Aktualitet

Po lëvizte me biçikletë, 65-vjeçari përplaset nga makina, ndërron jetë në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 09/09/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik.

Sipas policisë shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur shtetasin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes 65 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedural”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./Opinion.al

 

Pas