Aktualitet

Foto/Mbreti Charls në Londër,turma e njerëzve mblidhet jashtë pallatit për ta takuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 09/09/22 |
Opi Nion

Teksa Mbreti Charles III ka mbërritur në Pallatin Buckingham në Londër, këto imazhe të publikuara nga BBC tregojnë turmat e njerëzve, të cilët janë mbledhur jashtë pallatit për të takuar mbretin e ri.

Imazhet e marra me helikopter tregojnë radhët e gjata të njerëzve përpara Pallatit Buckingham pak minuta më parë, ndërsa Mbreti Charles u takua me turmat.

Ai doli nga makina e tij dhe bëri disa metra rrugë përgjatë rreshtave të njerëzve, ndërsa iu ofrua një pritje e ngrohtë nga të pranishmit, të cilët i ofruan buqeta me lule dhe madje disa edhe e përqafuan.

Ndërkohë BBC shkruan se Charles dhe Camilla kanë hyrë për herë të parë në Pallatin Buckingham si Mbret dhe Mbretëreshë.

Pas