Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po kërkon llogari”, dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

2023/09/28 at 9:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Po kërkon llogari”, dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian Sulaj.


Denoncuesja tregon se këta dy dentistë i kanë shkaktuar dëm shëndetësor. Ajo kishte një dhëmballë për të mbushur dhe stomatologët në fjalë i sugjeruan vënien e një këllëfi zirkoni për këtë dhëmballë dhe dy të tjerë, me një vlerë 600 Euro gjithsej.

“Kam një problem shëndetësor, bëhet fjalë për klinikën dentare Risus me dentist z.Julian Sulaj dhe asistente bashkëshorten e tij Enerjeta Sulaj. Jam paraqitur atje në datën 29 Maj 2023 me një dhëmballë të ndarë në dy pjesë, e cila ishte dhe e mbushur. Pas konsultës, të dy bashkëshortët më sugjeruan që kjo dhëmballë do të pastrohej dhe me anë të një vide që do e mbante dhëmballën bashkë, nuk ishte nevoja që të hiqej dhe kishte nevojë për këllëf zirkoni. Madje më sugjeruan që jo vetëm kjo dhëmballë, por edhe dy të tjera duhet të shpëtoheshin sa më parë me këllëf zirkoni. Pasi më thanë që kjo kushtonte 200 Euro këllëfi për një dhëmballë, ramë dakord që t’i bëjmë të treja. Po atë ditë filluam punë, nuk më kërkuan asnjë grafi dhe madje dhe mua m’u duk e çuditshme. Unë mendova se isha në duar të profesionistëve dhe duke mos e njohur mirë këtë fushë, rashë dakord. Filluam atë ditë dhe vazhduam deri në datë 2 Qershor. Të treja dhëmballët me këllëf zirkoni dhe pa asnjë plotësim formulari nga ana ime me të dhënat e mia shëndetësore dhe të tjera personale. Unë nuk kam plotësuar asnjë formular dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë në këtë klinikë. Pasi mbaroi trajtimi i të tre dhëmballëve, këmbëngula që të merrja një faturë sepse 50% të pagesës ma kompensonte puna dhe nuk e di nëse këtu dallohet emri i firmës sepse unë për vete nuk dalloj”, thotë denoncuesja.

Pas trajtimit, pacientes i nisi një dhimbje dhe dentisti i bëri grafi dhe konstatoi infeksion të përhapur. Por në fakt grafia duhet të ishte bërë që para nisjes së trajtimit të gojës.

“Javët e para nuk kisha probleme. Problemet filluan më pak se 2 muaj. Nga njëra nga dhëmballët kisha shumë dhimbje dhe telefonova stomatologun Julian Sulaj dhe e pyete se çfarë mund të kishte ndodhur në këtë rast. Pas kaq kohe më sugjeroi që të bëja një grafi. Grafinë e bëra më 13 Shtator 2023. Pasi e pa më tha që ka infeksion në rrënjë dhe duhet ta heqim. Sipas grafisë, kanalet nuk janë pastruar dhe rrënja ka qenë me infeksion që në fillim dhe kjo ka ndodhur me të 3 dhëmballët sepse kjo vihet re dhe te grafia e të gjithë gojës. Dhimbja vazhdon edhe te dy dhëmballët e tjera të cilat janë veshur me zirkon. Unë kam çuar asnjë grafi dhe mua nuk më është kërkuar asnjë grafi. Asistentja që është edhe bashkëshortja e tij, Enerjeta Sulaj, tha kjo është e pafalshme nga ana jonë që nuk të kërkuam një grafi dhe filluam të të trajtonim pa një grafi”, vijon denoncimi i qytetares.

Kur denoncuesja foli me dentistin, ai nuk e sqaroi e as i ktheu paratë, por i bëri bllok në telefon.

“Fillimisht shkova te Juliaj Sulaj sepse ishte ai që më trajtoi dhëmballën dhe më pas u drejtova dhe te disa dentistë të tjerë të cilët i gjeta te lista e Urdhrit të Stomatologut në internet. Më thanë që ka qenë komplet gabim trajtimi nga e para, që më thanë ky është një keqtrajtim jo trajtim. Sepse dhëmballët, gjëja e parë që një dentist kërkon është në grafi. E para fare, bëhet pastrimi i kanaleve dhe i rrënjës. Sepse në qoftë se një dhëmballë ka infeksion ose probleme të tjera, nuk  mund t’i vendosësh sipër një këllëf zirkoni dhe ta izolosh komplet. Kjo i përkeqëson gjërat dhe sigurisht do fillojë procedura nga e para, çka unë do bëj tani. Prandaj kjo arriti deri në atë pikë që kur unë u paraqita te Julian Sulaj më tha që kjo hiqet me patjetër sepse ka infeksion. Hoqi këllëfin e zirkonit dhe kjo është si të shkatërrosh një pallat, shumë e fortë, e gjitha si procedurë, me 3 gjilpëra anestezi edhe e qepi. Pra unë këtë e quaj kirurgji dhe më dha një recetë me antibiotikë të cilën unë jam duke e marrë aktualisht. Dhimbja vazhdon tek të 3 dhëmbët, gjëndja ime normalisht e enjtur pas heqjes së dhëmballës. Dhimbja vazhdon, u përpoqa të kontaktoja me doktor Julian Sulaj, e pyeta atë çfarë dentistët e tjerë më pyetën mua, nëse kur më hoqi dhëmballën ai më vendosi mua lëng kockor, sepse kjo dhëmballë që u hoq do vendoset implant tani. Përgjigjia e tij ishte: “E shikoj që po kërkon llogari aty ku nuk të takon. Është hera e parë dhe e fundit që të sqaroj. Dhëmballën ku të është hequr të është vënë graft kockor me kolagjen dhe jo lëng frutash”. Unë kërkoj nga ata kostot e keqtrajtimit që unë të mund t’i trajtoj dhëmbët e mi nga e para”, shprehet denoncuesja.

Emisioni Stop u konsultua me një specialist të fushës, i cili sqaron se grafia është gjëja e parë që duhet bërë në çdo procedurë. Më pas, duhet të bëhej pastrimi deri në detaj i kanalit të dhëmbit, gjë që do të përfundonte me vendosjen e këllëfit të zirkonit. Tani qytetares i duhet trajtim nga fillimi.

“Si fillim pacientit i merret një konsent, a ka probleme shëndetësore apo jo dhe historiku nga i ka ardhur shqetësimi. Bëhet një grafi kontrolli fillimisht në gjendjen siç është fillestare. Në rastin konkret duhej bërë një trajtim duke shkuar deri në majën e apeksit mbushja. Ndërkohë këtu nuk është bërë, është vendosur një vidë për riforcim kurore duke qenë se më përpara mund të ketë qenë e destruktuar kurora. Pasi të bëhet kjo procedurë bëhet pastrimi kanalar komplet deri në fund ku duhet të shkojë mbushja deri te apeksi. Në këtë situatë është infeksion shumë i madh ku duhet të hiqet. Është hequr dhëmbi. Pas heqjes së dhëmbit bëhet rigjenerimi kockor nga vetë organizmi i njeriut në këtë rast. Pas 3-6 muaj mund të vendosi një implant dentar. Përsa i përket dhëmbit tjetër, pjesës së poshtme, duhet të shkonte mbushja deri në fund ku rrënja distale ka filluar të ketë problematikat e veta. Dhe i treti duhet të shikohet me anë të një 3D-je, pasi 2D-ja nuk e tregon mirë pjesën e rrënjës. Pacientja duhet të presi 3-6 muaj që të bëhet regjenerimi i kockës, pastaj mund të vendosë një implant dentar dhe është ok për pjesën e këtij dhëmbit. Kurse për pjesën e këtij dhëmbit këtu thjesht duhet hequr kurora e zirkonit, duhet bërë trajtimi kanalar deri në fund fare dhe është totalisht i shpëtueshëm ky si dhëmb, edhe mund të ripërdoret po kurora e njëjta e zirkonit që është përdorur më parë. Edhe kjo dhëmballë e sipërme mund të trajtohet komplet me anë të trajtimit kanalar”, sqaron specialisti.

Tani qytetares i duhet trajtim nga fillimi pasi të ketë kaluar periudha 3-6 mujore./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
“KFOR të marrë kontrollin e veriut”, Kurti për propozimin e Ramës: Policia e Kosovës përgjigjet e para

“KFOR të marrë kontrollin e veriut”, Kurti për propozimin e Ramës: Policia e Kosovës përgjigjet e para

Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë

Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë

Zbuloi grupin e Laert Haxhiut, Klodiana Lala: Artan Tafani ka rrëfyer 20 vrasje

Zbuloi grupin e Laert Haxhiut, Klodiana Lala: Artan Tafani ka rrëfyer 20 vrasje
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}