Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë

2023/09/28 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dentistët i shkaktuan probleme pacientes, detyrohen ta dëmshpërblejnë. Zbulohet që janë edhe pa licencë

Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare “Risus” në Tiranë, ku çifti i bashkëshortëve stomatologëve Julian dhe Enerjeta Sulaj trajtuan gabim një paciente duke i shkaktuar probleme të mëtejshme shëndetësore.


“Filloj me nenin 19, përkushtimi dhe sjellja ku mjeku stomatolog është i detyruar t’i garantojë të sëmurit përkushtim, sjellje të mirë dhe të ruajë standardet profesionale pa abuzuar mbi të sëmurin nga ana fizike apo emocionale ose materiale, që mendoj që ka ndodhur në rastin tim. Mjeku duhet të jetë i kujdesshëm dhe racional me ndërhyrje dhe procedura diagnostikuese dhe mjekuese. Nuk e di në këtë rast se sa kompetent ishte që të më bënte një kirurgji, duhet parë dhe kjo. E drejta e të sëmurit për t’u informuar, që e ka shkelur duke më bllokuar në WhatsApp. Informimi i të sëmurit dhe marrja e pëlqimit apo refuzimi i tij shprehen me shkrim në dosjen të të sëmurit dhe firmosen nga ai. Unë nuk besoj që ka një dosje klinike timen atje dhe unë nuk kam firmosur asgjë në atë klinikë. Duhet t’i shpjegohet se çfarë ka ndodhur dhe mundësisht t’i kërkohet të falur atij, gjë që prisja të parën faktikisht dhe nuk ndodhi nga z.Julian Sulaj”, thotë denoncuesja.

Për gabimin e mjekut stomatolog Julian Sulaj, gazetarja e Stop ka mundur të bisedojë me të. Ai pranon gabimin që nuk i bëri grafi pacientes dhe i jep 1 milion Lekë të vjetra si dëmshpërblim, që ajo të ribëjë procedurën.

Stomatologu Julian Sulaj: Erdhi tek unë, ia thashë, ramë dakord me njëri tjetrin, që nëqoftëse zonjës, do ia bëja mbushje dhe do t’i lidhej kurora me pjesën e thyer, do t’i vishesh me këllëf. Dhe ajo pacientja, që ke ti aty, është adulte dhe nuk e detyroi njeri ta bëjë pa grafi. Ishte dëshira e pacientes për të mos bërë grafi. Tani, ky gabim u bë! E ndjeja, që e kam bërë, se është faji im. I kam thënë zonjës në fjalë, që kjo është e të dyve neve. Ti, që nuk bëre grafinë, dhe unë, që këmbëngula, që nuk bëre grafinë.

Pacientja falenderon emisionin Stop që zgjidhi rastin dhe mundi të marrë dëmshpërblimin nga klinika dentare.

“Unë kisha disa javë që isha përpjekur të komunikoja, më në fund arritëm të flisnim, të komunikonim, të sqaroheshim, mora mbrapsht pagesën dhe tani do vazhdoj trajtimin në dentistë të tjerë. Ju falenderoj shumë. Nuk e mendova që e gjithë kjo do zgjidhej brenda 60 minutave”, thotë ajo.

Por a kanë licencë stomatologët në fjalë, për të ushtruar profesionin? Orieta Musabelli, Sekretare e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar shprehet se Enerjeta dhe Julian Sulaj nuk janë të licencuar nga USSH por pasi gazetarja e “Stop” ngriti problemin, ata u paraqitën per t’u pajisur me licensë.

“Z.Julian Sulaj dhe bashkëshortja Enerjeta Sulaj nuk janë të licencuar pranë Urdhrit të Stomatologut Shqiptar. Pasi ky rast u ndoq nga emisioni juaj, të dy janë paraqitur për procedurat e rilicencimit. Nisur nga ky rast, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, para se të uleni në poltron si pacient të jeni të interesuar dhe t’i kërkoni mjekut stomatolog licencën, të jetë e varur në mur dhe të jetë brenda afateve ligjore të parashikuara pranë nenit 127 të Urdhrit Stomatologut Shqiptar”, u shpreh Sekretarja e Urdhrit të Stomatologut.

Musabelli u bën thirrje qytetarëve që para se të shkojne tek dentistët, të interesohen nëse këta të fundit kanë licencë apo jo./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
Para
Zbuloi grupin e Laert Haxhiut, Klodiana Lala: Artan Tafani ka rrëfyer 20 vrasje

Zbuloi grupin e Laert Haxhiut, Klodiana Lala: Artan Tafani ka rrëfyer 20 vrasje

Hyseni: Kemi standardin më të lartë në botë lidhur me Censin dhe mbrojtjen e minoriteteve

Hyseni: Kemi standardin më të lartë në botë lidhur me Censin dhe mbrojtjen e minoriteteve

Censi/ Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për etninë dhe fenë

Censi/ Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për etninë dhe fenë
















TE FUNDIT

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}