Kryesore

Plani 312 milionë € i PD/ Kategoritë që propozohet të marrin para në dorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 29/09/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në një konferenë për shtyp Planin e Rimëkëmbjes me 5 hapa kundër krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Ai tha se kjo paketë ka një kosto 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm duke filluar nga tetori.

Ajo që ra në sy në planin e PD, ishte dhe ndihma e drejtpërdrejtë e propozuar për disa kategori.

Kreu demokrat kërkoi mbështetje me 16 mijë lekë në muaj për 6 muaj për ata që kanë humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti.

Çdo punëdhënës që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë merr një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe 6 mujore në mënyrë që t1% kompensojë pagën.

Për pensionistët Basha kërkoi një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj, për 6 muaj ndërsa për ata që trajtohen me ndimë ekonomike kërkoi dyfishimin e saj për 6 muaj.

Sa i përket bizneseve, Basha propozoi çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Për personat e prekur nga COVID-19, PD propozon rimbursim të plotë për marrjen e mjekimit ambulatorë. Ndërsa për mjekët dhe infermierët bonus respektivisht 1000 euro dhe 500 euro për 6 muajt e ardhshëm. Basha propozoi që ky bonus të jepet për të gjithë mjekët dhe infermierët Shqipëtar pa përjashtim.

Për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj propozihet për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës. Gjithashtu u kërkua përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative./ Opinion.al

3a7593d9-8a89-44e6-b789-5677d1003de4 da645192-f5b5-496a-966f-f4f541eda8b1 3e2e429a-2850-4cc4-8248-0a15734923b4 fd1a5a5b-9072-4ea1-a580-59217767c2ac 4a814ce7-1872-408f-96bb-e80de7123a25
<
>

Pas