Kronikë

Arbër Çekaj ankimon vendimin e fajësisë në Apelin e Posaçëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 29/09/20 |
el ida

Arbër Çekaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Gjykatës së Posaçme që e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 14 vjet burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Çekaj mohoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt./Opinion.al

Pas