Kronikë

Plagosja në Velipojë, 48-vjeçari i denuar për vrasje sapo kishte dalë nga burgu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 15/06/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Velipojë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri  48 vjeçari Pjetër Brushtulli.

Sipas të dhënave paraprake, objektivi i këtij atentati sapo kishte dalë nga burg, pas 15 vitesh dënim për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Pjetër Brushtulli kishte vrarë Kolec Nushin në 2002, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në vitin 2008.

Tashmë, hakmarrja dyshohet të jetë motivi kryesor i atentatit ndaj 48 vjeçarit, i cili mori dy plumba në bark pranë një restorti dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili tronditi zonën turistike të Velipojës, disa ditë pas çeljes së sezonit.

Pas