Policia ka dhënë njoftim zyrtar për plagosjen e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Ndërkohë forcat e policisë po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
“Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton Policia. /Opinion.al