Kronikë

Plagosi shefin e policisë Bashkiake, identifikohet autori (EMRI)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 12/10/20 |
Al Do

Identifikohet autori i plagosjes së shefit të policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe.

Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet fjalë për 19-vjeçarin Ilirian Hasanaj.

Mentor Hasanaj, shef i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, ishte duke udhëtuar mesditën e sotme me automjetin e tij të shërbimit, kur nga një motor u qëllua me armë zjarri.

Së bashku me Hasanajn, në makinë ndodheshin edhe babai i tij, Xhelal Hasanaj dhe bashkëshortja Vjollca. Kjo e fundit i ka shpëtuar për mrekulli breshërisë së plumbave por i pafat ka rezultuar 70-vjeçari Xhelal Hasanaj.

Ai së bashku me të birin janë dërguar menjëherë në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motorin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të policisë Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ Opinion.al

Pas