Kronikë

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 24/04/21 |
Opi Nion

Gjykata e Kavajës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i akuzuar për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtunit. Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të akuzuar si bashkëpunëtor në fshehjen e ngjarjes, gjykata ka vendosur “arrest shtëpie”.

Sipas të arrestuarve, ngjarja nuk ndodhi për çështje politike, por për shkak se personi që u përfshi në konflikt u kishte zënë rrugën me makinë një nëne me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari, ishte sjellë në mënyrë arrogante.

Më pas Jonuzi shkoi brenda zyrës së Partisë Demokratike dhe qëlloi me armë në këmbë sekretarin e PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore të arrestuarit u shprehën të penduar për ngjarjen e ndodhur./Opinion.al

Pas