Aktualitet

Kim pas takimit me Bashën: Nuk mbështesim asnjë parti, apo kandidat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 24/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një statusi në mediat sociale Kim thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.

“Takova Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.

Një ditë më parë ambasadorja amerikane ka takuar presidentin Ilir Meta, ndërsa në orët e mbrëmjes ka pasur replika në distancë mes tyre në lidhje me deklaratat e ashpra të presidentit për mbrojtjen e votës. im, ditën e djeshme ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimet e presidentit Meta, që ka kujtuar sfurqet e grave të Libofshës duke paralelizuar zgjedhjet e 25 prillit. Ajo tha se këto kërcënime meritojnë dënime dhe ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre./Opinion.al

Pas