Aktualitet

Qytetarja: Më dhunoi shefi i Komisariatit, po filmoja një takim elektoral


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 24/04/21 |
Opi Nion

Një qytetare nga Divjaka, e quajtur Elsa Bita, ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qyteti për dhunë.

Sipas news 24, qytetarja ka thënë se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, pasi ka filmuar një takim elektoral.

Siç shihet edhe në video ajo ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit të Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Në pamje Bita shfaqet me njërin krah të fashuar.

Ajo është shprehur se ka qenë duke filmuar një takim elektoral sot në Divjakë, kur është dhunuar.

Në spital për të vizituar qytetaren e dhunuar ka shkuar edhe kreu i PD në këtë qytet, i cili ka kërkuar arrestimin e shefit të policisë./Opinion.al

 

Pas