Kronikë

Plagosi me thikë 59-vjeçarin në Durrës, arrestohet i riu


               Publikuar në : 12:42 - 14/08/19 |
el ida

Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se një 59-vjecar është plagosur me mjet prerës, nga një 19-vjeçar. Policia Rrugore që ishte me shërbim në zonën ku nodhi ngjarja, është vënë menjëherë në ndjekje të të riut dhe brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që coi në përdorimin e armëve të ftohta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./Opinion.al

Pas