Kronikë

Plagosi infermieren dhe më pas u vetëvra,gruaja e shqiptarit sqaron arsyet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 01/09/20 |
el ida

Gruaja e 59-vjeçarit shqiptar që plagosi infermieren greke në Athinë një ditë më parë dhe më pas u vetëvra, ka folur mbi arsyet që mund ta kenë çuar të shoqin drejt veprimit drastik.

Teksa foli për shtypin grek, bashkëshortja e shqiptarit u shpreh se i shoqi mendonte se ishte operuar gabim dhe ishte revoltuar me stafin e spitalit.

Ajo sqaroi se burri i saj nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, sikurse dyshoi policia greke, por ditët e fundit mendonte se i ishte nënshtruar padrejtësisht operacionit.

59-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri marsin e kaluar dhe më 19 Gusht të këtij viti iu nënshtrua një operacioni.

Por në një gjendje të rënduar, një ditë më parë, shqiptari thërriti për ndihmë infermieren dhe po e priste pas dere. Sapo ajo hyri në dhomë, shqiptari e goditi me thikë dhe me grushte. Më pas u ngjit në katin e pestë të spitalit dhe u hodh duke u vetëvrarë. Infermierja 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas