Kronikë

Plagosi 41-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:52 - 05/12/21 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin që rrëzoi nga shkallët e lokalit një 41-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se në pranga ka rënë 24-vjeçari i identifikuar si Bernardo Kasriu, mbi të cilin rëndon akuza plagosje të rëndë me dashje.

I riu shtyu nga shkallët 41-vjeçarin A.Q. duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte larguar nga vendngjarja por u kap brenda pak orësh nga uniformat blu. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit./ Opinion.al

Pas