Bota

Itali/ 43 qytetarë humbin jetën nga COVID, regjistrohen mbi 15 mijë raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 05/12/21 |
Opi Nion

43 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 15.021 raste të reja.

Ndërkohë, numri i qytetarëve të shtruarve në spitale është në rritje, ndërsa 4 janë në terapi intensive dhe 169 në pavijonet e zakonshme. Të shëruarit e 24 orëve të fundit janë 6.685.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali janë 232,000 pozitivë me Covid. Që nga fillimi i pandemisë totali i rasteve është 5,109,082, teksa numri i qytetarëve që kanë humbur jetën është 134,195./ Opinion.al

Pas