Kronikë

Plagoset me armë zjarri 43-vjeçari në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 26/04/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 10:00, në lagjen nr.8 të qytetit bregdetar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta.

Policia ka identifikuar autorin, shtetasin A. Z., 35 vjeç, i cili pasi plagosi në këmbë 43-vjeçarin A. S.,  është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas