Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami është prekur nga koronavirusi.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se për të është kryer e njëjta procedure si për çdo qytetar.
Silva Bino sqaroi më tej se Cami tashmë është vetizoluar por vijon të punojë nga shtëpia.
Cami është pjesë e task-forcës kundër koronavirusit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Deri tani janë dy anëtarë të task-forcës të prekur me koronavirus: Zonja Cami dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj../Opinion.al