Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD akuza Ramës: Dje janë hapur tendera me vlerë 7 milionë euro për ndërtim

2020/03/28 at 1:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i DASH alarm për Shqipërinë, PD: Zgjidhja e vetme, largimi i Ramës

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë që në një kohë kur vendi ndodhet në emergjencë për shkak të krizës nga koronavirusi, janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.


Sipas ish deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.

Në një deklaratë për mediat, ish deputeti kërkon në emër të PD që të anulohet kjo procedurë dhe paratë të shkojnë për përballimin e krizës.

“Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anulojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e bizneseve të mbyllura”, u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë

Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit.

Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.

4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura.

Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.

Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete.

c9fcf8e2-672e-4d24-88d9-7266d37b92df

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anulojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e bizneseve të mbyllura.

7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza.

Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Etiketa: euroPDtendera


Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Video/Shqiptarët nguten në markete, ja si mbahet radha në Itali

Zyrtare/ Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali

Koronavirusi/ Manastirliu: Parashikojmë qindra të prekur në Shqipëri

Koronavirusi/ Manastirliu: Shërohen edhe 4 mjekë dhe infermierë

Koronavirusi/Nga Audi tek Coca-cola, markat më të famshme ndryshojnë logot

Koronavirusi/Nga Audi tek Coca-cola, markat më të famshme ndryshojnë logot
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}