Rajoni

Pjesë e grupit Al-Nusra, shqiptari vritet në Siri


               Publikuar në : 11:23 - 14/05/19 |
geliano fataj

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën në Siri. Sipas institucioneve në Prishtinë, bëhet fjalë për Rron Emini i cili dyshohet se ka qenë përkrah ekstremistëve prej tre vitesh që kur u largua drejt Sirisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha shkurt se institucionet kanë marrë një informacion se një qytetar i Kosovës “që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini, ka vdekur”, por nuk dihen më shumë hollësi.

Që nga fillimi i luftës në atë zonë, rreth 400 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit dhe mbi 70 kanë humbur jetën.

Në fund të muajit të kaluar, autoritetet kosovare kthyen 110 persona në mesin e të cilëve 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë. Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme./Opinion.al

Pas