InstaBIZ

Performanca e Madonnës në Eurovision, organizatorët: Nuk kemi kontratë


               Publikuar në : 11:35 - 14/05/19 |
xhu lia

Pak kohë më parë në të gjitha mediat qarkulloi deklarata e zëdhënësve të divës së muzikës, Madonna, se ajo do të ngjitej më 18 maj në skenën e Eurovision.

Në këtë njoftim thuhej se ajo do të performonte në skenën e këtij kompeticioni dy këngë një nga albumi i saj më i ri ‘Madame X’ si dhe një këngë të vjetër nga repertori i saj, me shumë gjasë “Like A Prayer” të vitit 1989.

Gjithashtu u publikua edhe shifra që pretendohej nga këngëtarja, e cila arrinte në shumën e 1 milion dollarëve.

Mirëpo vetëm pak ditë nga nisja e këtij festivali, organizatorët e tij kanë bëtë të ditur se asnjë kontratë nuk është nënshkruar ende mes tyre dhe Madonnës.

Sipas tyre gjatë gjithë kësaj kohe janë diskutuar kushtet për këtë performancë, por ende nuk është konkluduar në një kontratë.

Për organizatorët e festivalit nënshkrimi i kësaj kontrate është garancia që ajo  do të performojë në skenën e Tel Aviv, nëse diçka e tillë nuk ndodh atëherë këngëtarja e shumë hiteve nuk do të këndojë.

“Ne nuk kemi konfirmuar asnjëherë se Madonna do të këndojë. Nëse nuk do të kemi një kontratë të firmosur ajo nuk do të mund të ngjitet në skenë. Jemi në një situatë të çuditshme. Ne kemi një artiste që do të donte të performonte në këtë skenë dhe ne do t’a dashuronim të ishte ajo në këtë festival. Por na duhet një kontratë e firmosur më parë. Ne jemi ende duke negociuar me të, por nëse nuk do të ketë një kontratë, nuk do të performojë,”-përfundojnë organizatorët e festivalit për BBC.

Nëse Madonna do të këndojë në skenën e Eurovision ajo duhet të mbërrijë për prova në tel Aviv ditën e mërkurë, ndërkohë që nuk dihet sesi do t’a zëvendësojnë organizatorët kohën e parashikuar për divën e muzikës në rast se nuk mbyllet marrëveshja./Opinion.al/

 

Pas