Rajoni

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë hiqni taksën, se ju a ndaj Kosovën


               Publikuar në : 11:26 - 14/05/19 |
geliano fataj

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj është lajm i mirë fakti, që sipas tij, dialogun Kosovë-Serbi nuk e udhëheq më Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në një prononcim për mediat ai ka interpretuar një deklaratë të Mogherinit të dhënë disa ditë më parë në Tiranë.

“Mogherini në Tiranë tha “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovën”. Ajo tha se hiqeni taksën dhe unë menjëherë thërras takim për vazhdimin e dialogut. Këtë kështu mund ta përkthejmë” u shpreh Haradinaj.

“Taksa nuk do të hiqet. Mogherini është në përfundim të mandatit. Tash janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Procesi tash është në duar të sigurta. Nuk rrezikojmë propozim për ndarje” tha ndër të tjera Haradinaj.

Ai foli gjithashtu për përfshirjen e SHBA në procesin e dialogut:

“Ne i takojmë botës së Amerikës jo të Rusisë. Rusia është tërhequr nga Ballkani kohë të gjatë. Amerika nuk është tërheq asnjëherë. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet nga proceset. Nuk mund dikush ta përjashtojë Amerikën nga proceset në Kosovë dhe Ballkan”./ Opinion.al

Pas