Sport

Piatek gati të thyej rekordin e Shevchenko


               Publikuar në : 18:11 - 19/04/19 |
Opi Nion

Sulmuesi i kuqezinjve, Krzysztof Piatek duket se shumë shpejtë do të shkruajë historinë në listën e golashënuesve në Serie A.

Aktualisht ky rekord mbahet Andriy Shevchenko, i cili në sezonin e tij të parë me Milanin arriti që të shënojë 24 gola duke mbajtur kryesimin në Serie A.

Deri më tani, Piatek ka shënuar 21 gola këtë sezon në Serie A, një më pak se Quagliarella, i cili është një hap para polakut.

Kujtojmë që Milan do të përballet me Parman të shtunën,  për të tentuar një vend sezonin e ardhshëm në Champions League./ Opinion.al E.Xh.

Pas