Kryesore

Pezullimi i vizave me Holandën? Moisiu: Po gjykojnë mbrapsht


               Publikuar në : 20:53 - 19/04/19 |
Opi Nion

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në “Ora News” ka folur në lidhje me votimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave ndaj Shqipërisë.

Moisiu u shpreh se gjithmonë holandezët kanë qenë në pozita regresive ndaj Shqipërisë.

Sipas ish-presidentit Holanda po gjykon “mbrapsht”, pasi aktiviteti kriminale shqiptar në është vetëm 0.2%.

Holandezët nuk e di pse, ndaj nesh kanë mbajtur një qëndrim në pozita regresive ndaj nesh. Ata e dinë këtë punë, por kam përshtypjen se na gjykojnë mbrapsht. Gjykojnë që krimin në Holandë e bëjnë shqiptarët, ndër fakt rezultojnë se vetëm 0.2% janë krime në Holandë që kryhen nga shqiptarët./ Opinion.al E.Xh.

Pas