Kryesore

Pezullimi i Konit e komandimi i Dostit, PD: Ligji, si letër higjienike


               Publikuar në : 11:55 - 15/04/19 |
geliano fataj

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në vend të tij është komanduar Bernard Dosti. Një fakt i tillë bëhet i ditur në shkresën e firmosur nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, që mban datën 12 prill.

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Por për Partinë Demokratike kjo lëvizje është në shkelje flagrante të ligjit, për arsimin e lartë. Ish deputeti, Luciano Boçi thotë se pezullimi i Konit dhe komandimi i një rektori të përkohshëm është akt antiligjor.

“Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit. Në rast mos-shprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet. Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip-shqip. Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit. Por Shahini ecën në gjurmët e urdhrat e Ramës. E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit. Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!”, shkruan ish deputeti. /Opinion.al

Pas