Aktualitet

Pezullimi i fluturimeve, shkon në 28 numri kontrollorëve të shoqëruar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 08/04/21 |
Opi Nion

Prej ditës së djeshme janë pezulluar fluturimet në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Klan news raporton se policia ka shoqëruar 28 persona, të cilët ishin pjesë e protestës.

Mësohet se kontrollorët janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pasi Prokuroria nisi hetimet pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve të grevës.

Prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në aeroportin e vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të djeshëm është pezulluar puna dhe nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve, të cilët ndërprenë punën një ditë më parë pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit./Opinion.al

Pas