Rajoni

Peter Beyer zgjidhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës


               Publikuar në : 15:30 - 14/11/19 |
xhu lia

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka emëruar Peter Beyer, si raportuesin  për situatën në Kosovë.

Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman dhe është pjesë e partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel.

Interes për këtë pozicion ka shprehur edhe delegati rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev.

Por  paralajmërimet për mundësinë e emërimit të tij kishin ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për shkak të veprimeve të tij të mëparshme “duke shkelur të drejtat themelore të njeriut” si dhe lidhur me paragjykimet ekstreme ndaj Kosovës.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi se Kosova do të refuzojë të bashkëpunojë me senatorin rus.

Po ashtu, edhe zv/kryeministri në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj  u shpreh në Tëitter se Këshilli i Evropës është vënë para dilemës që të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën.

Ndërkohë, më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje që të parandalojnë përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexei Kondratiev si raportues për Kosovën.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në kontinentin e Evropës./Opinion.al/

 

Pas