Bota

Papa thirrje gjigantëve të internetit: Mbroni fëmijët nga pornografia


               Publikuar në : 15:37 - 14/11/19 |
el ida

Papa Françesku iu bëri thirrje drejtuesve të kompanive të teknologjisë dhe investitorëve që të mbajnë përgjegjësi nëse vendosin përfitimet financiare para mbrojtjes së fëmijëve, përfshirë edhe qasjen e tyre të lehtë në pornografi në internet.

“Kompanitë që ofrojnë shërbime interneti prej kohësh e konsiderojnë veten vetëm si furnizues të thjeshtë të platformave teknologjike, dhe jo përgjegjës moral apo ligjor për mënyrën e përdorimit të tyre”, tha ai.

Papa Françesku u bëri thirrje gjithashtu inxhinierëve të fuqizojnë mënyrat e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe algoritmeve për të mbrojtur fëmijët në internet.

Sipas tij “përvoja e dhimbshme dhe tragjike” e Kishës me krizën e saj të abuzimeve seksuale, i dha asaj një detyrë t’iu qaset këtyre çështjeve me një vizion afatgjatë.

Papa e bëri këtë deklaratë në një konferencë ku së bashku me grupet e mbrojtjes së fëmijëve, dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, pjesëmarrëse ishin edhe kompanitë e mëdha si Apple, Google, Microsoft dhe Facebook.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia i bën thirrje kompanisë “Facebook” të pezullojë planet për të koduar shërbimin e tij të mesazheve, duke thënë se kjo do të pengojë në luftën kundër abuzimit të fëmijëve dhe terrorizmit./Opinion.al

 

Pas