Një i moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme.
Sikurse njofton policia, 85 vjeçari, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak.
Sipas informacioneve zyrtare, në plazhin e Borshit, I moshuari është nxjerrë nga uji dhe është marrë me urgjencë por ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./Opinion.al