Aktualitet

19 pacientë në terapi intensive, si është situata në spitalet COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:04 - 10/08/20 |
Al Do

Vijon të mbetet serioze situata në spitalet Covid për shkak të numrit të lartë të të prekurve që kërkojnë trajtim mjekësor.

Ministria e shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e spitaleve ku marrin mjekim të infektuarit me kooronavirus në vendin tonë.

Mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë. /Opinion.al

Pas