Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Guximtari t’a lyp sot!

2016/10/29 at 11:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Guximtari t’a lyp sot!

Nga Reldar Dedaj


Televizioni kombëtar “Klan” në emisionin e tij investigativ “Stop” transmetoi dy ditë më parë një video të një skandali korruptiv në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit Gjirokastër.

Një qytetare ka regjistruar Guximtar Boçin, kryetar i Gjykatës. Gjyqtari dhe njëkohësisht kryetar i Gjykatës, Boçi, pasi ka zvarritur dhe “personalizuar” një çështje gjyqësore të paraqitur në gjykatën ku ai është kryetar, më në fund, qytetares që kërkonte drejtësi, i ka kërkuar favore seksuale si shpërblim të “dhënies së drejtësisë”.

Bisedat seksuale mes kryetarit dhe qytetares, zonja i ka regjistruar dhe i ka dërguar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop”.

Menjëherë pas shfaqjes në publik të videos së regjistruar opinioni publik dhe jo vetëm është tronditur nga regjistrimet audio të denoncuar përgjatë emisionit.

Guximtar Boçi është 53-vjeç, baba i dy vajzave, ndërsa në krye të Gjykatës së Gjirokastrës kishte tre vite që ishte emëruar. Boçi ka qenë gjyqtar pranë kësaj gjykate prej më shumë se 20 vitesh.

Pak minuta pas transmetimit në TV Klan, u tha se ai e mësoi lajmin e skandalit në një ditë të shënuar, gjyqtari po festonte bashkë me miqtë dhe kolegët, pasi në fundjavë do të martonte vajzën e madhe.

Nga ana tjetër, qyteti i gurtë i Gjirokastrës, me siguri do jetë tronditur. Madje vetë gjirokastritët arritën të krijonin një mit të tillë. Thuhet se për t’a nderuar i vendosen edhe emrin qytetit. Mbretëresha Argjiro që u hodh nga shkëmbi për të mos rënë në dorë të pushtuesit, në vend të përçudnimit, zgjodhi me vetëdijeni të plotë sakrifikimin e vetes.

A nuk ndodhi kështu edhe me 40 vjeçaren që kërkoi drejtësi? Në vend të ‘dorëzimit’, ajo zgjodhi luftën edhe pse ju premtuan plumba nëse denoncon. Një qytet provincial si Gjirokastra, ku sot shumë pak gjë e lidh me mitin e Argjiros, a do dijë vallë të vendosë drejtësi morale për atë nënë të gjorë? Këtë gjë më mirë se koha asnjë tjetër nuk mund ta dijë. Edhe pse teoria e baltës, që në orët e vona të natës, filloi të hidhej kundrejt asaj.

Vetë gjyqtari Boçi, pak minuta pas videoskandalit, deklaroi se nuk ka biseduar me gruan që ka bërë denoncimin dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë. Ai bëri me dije se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Nga bisedat e kundruara me shumë vëmendje në rrjete të ndryshme sociale, vihet re lehtësisht, një urrejtje e madhe ndaj një gjesti të tillë. Shumë nga ato e vinin theksin tek babëzia e një njeriu që fatkeqësisht nuk ka fund, tek injoranca e tij, tek sistemi i drejtësisë në vend që fillon e mbaron tek ryshfeti, në mosqoftë me lek, është në forma të tjera të kësaj natyre.

Ky qytet guri e hijerëndë me siguri ka parë shpeshherë sa ditë të mira, po aq edhe të vështira. Ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se ka qëndruar atje në ditë të mira e të këqija, dëshmitar e rob i historisë, tregimtar e jotregimtar, i qeshur sa edhe i zymtë, krenar sa edhe qortues, ai ka fituar dalëngadalë peshën e të qenurit simbol.

Pas atij skandali qyteti i Gjirokastrës, me shumë siguri, nuk është ai i djeshmi.

Mëngjesi sapo kishte filluar të shtriqej duke u hapur i gjithi mbi shtratin e qulltë të luginës së Drinosit. Atje tutje, në fund të konkretësisë së hirtë të gurit, matanë ndërtesave hijerëndë si gurë të imët të një kurore mbretërore, rrezet e diellit po e shtyjnë drejt hiçit tylin e agut duke zhveshur ngadalë qytetin e gurtë. Qafa e pazarit nuk është më fare asaj ane, po në krahun e kundërt, tamam në atë drejtim ku tani është dielli, mbrapa tij. Hankonatët nuk banojnë më në shtëpinë e tyre të madhe. Kako Pino, Xhexhoja dhe Mane Voco vazhdojnë ende si kahera të trazojnë thashethemet e qytetit. Zekatët, pak metra më poshtë, kanë lënë dyer e dritare hapur që dielli të thajë lagështirën e mjegullës. Shtëpia e vjetër e një miku shkolle nuk është më, e reja është diku tjetër poshtë koracës së gurtë, në ndërtim të vazhdueshëm për t’iu përshtatur kërkesave të reja të kohës: dritare të gjëra duralumini, lule të gjithëfarshme artificiale, dyer që puthiten mirë me dyshemenë, parket druri ngjyrë arre, mure të bardha, banja e zhytur në shkëlqimin e kaltër të pllakave majolike të importit. Me shumë siguri, të gjitha këto duken disi ndryshe një ditë më pas skandalit, teksa lumi Drinos rrjedh krejt i qetë për t’u takuar me Vjosën pa i parë Tepelena.

 



Ju sugjerojmë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Para
Foto-Video/ Ky është vendi më i ftohtë i banuar në botë

Foto-Video/ Ky është vendi më i ftohtë i banuar në botë

Përplaset me pemën në Dajt në gjendje të rëndë 58-vjeçari

Vetëm në 12 orë pezullohen 23 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Shqiptarin e zë poshtë 1.5 tonë letër dhe vdes në vend

Shqiptarin e zë poshtë 1.5 tonë letër dhe vdes në vend
















TE FUNDIT

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu ish...

Lexo më shumë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}