Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Personazhi i Javës’/ Artan Hoxha gazetari që i ‘mbeti në derë’ Prokurorisë

2016/09/24 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Personazhi i Javës’/ Artan Hoxha gazetari që i ‘mbeti në derë’ Prokurorisë
Gazetari investigativ ‘News 24’, Artan Hoxha vjen në ‘Opinion.al’ si personazhi më i përfoluar në media përgjatë një jave. Arrestimi i gazetarit Hoxha menjëherë pas deklaratës së dhënë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, pa mbërritur në shtëpi, ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura mbi krimin, median, gazetarinë, show-n politik, dhe besueshmërinë, si asnjëherë tjetër, nëpër rrjetet sociale. Pikërisht kjo arsye, na detyroi, të sjellim gazetarin Artan Hoxha në rubrikën e përjavshme: “Personazhi i Javës”.  

Nga Reldar Dedaj 


Shumë keq. Data 16 shtator, rreth orës 2:30, është liruar gazetari Artan Hoxha nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hoxha është thirrur nga prokurori Kulluri, i cili po ndjek çështjen kriminale të zbarkimit të një avioni të vogël italian në fshatin Ishëm të Durrësit, ku dhe do të ngarkohej me bimë narkotike për t’i shkarkuar në Itali.

Ai u mor nga prokurori menjëherë sa përfundoi emisioni televiziv, “Opinion” në TV Klan, ku sapo kishte thënë se “piloti italian Guido Guidi, i kapur në Ishëm, ka deklaruar se do të inspektonte pistën e re të ndërtuar posaçërisht për uljen e avionëve të drogës” dhe se “pas kësaj do të transportonte 200 kilogramë kanabis”.

Dëshminë e gazetarit, Prokuroria e ka konsideruar ‘prishje të provave në krim”. Me arsyen, sipas prokurorit, duke u shpallur një dëshmi e tillë, “mafiozët e tjerë që presin drogë ose dërgojnë drogë nga Shqipëria, marrin sinjale dhe ndërtojnë strategji të reja”.

Pak a shumë kjo ishte e gjitha. Gazetari Hoxha u mor në pyetje përreth tre orë dhe pas kësaj u la i lirë.  Artan Hoxha është një gazetar shumë aktiv në fushën e kallëzimit të krimit, madje duket më shumë aktiv se sa vetë krimi; nganjëherë bëhet i pabesueshëm me volumin e dëshmive pa dëshmuar prova. Por kjo është kontrata e besueshmërisë së gazetarit me qytetarët. Nëse publiku e beson deklaratën e tij, mbështetur në burime anonime, ose jo, është çështje e profilit të gazetarit.

Me të dalë nga Prokuroria, media, hodhi dyshime të forta për shoqërimin dhe sekuestrimin e mjeteve të punës së tij, celularët, ku mbi gjithçka, po sipas tyre, ka mendime bindëse mbi përdorimin politik të Prokurorisë dhe dështimin e menduar të ndonjë hetimi. Vetë gazetari Hoxha deklaroi se avioni italian duhej të ishte një nga çështjet kryesore deri sa të zbulohet trafiku ndërkombëtar që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një pistë të trafikimit të drogës.

Mirëpo, Prokuroria, në vend që të merrej se kush është autori i këtij organizimi, se kush fshihet mbrapa këtij aktiviteti që xhiron miliarda euro në vit, merren me gazetarin se më kë ka kontaktuar ky gazetar dhe çfarë ka thënë ai. Sigurisht, gazetari Hoxha, ka deklaruar se jam kthyer në një lajm që nuk do doja t’i ndodhte asnjë kolegu.

“Problemi im me Prokurorinë është ky. Jo pse kam dhënë informacion shumë të saktë, pasi deklaratat e mia janë 100 % të sakta, por problemi im është se ku e kam gjetur këtë informacion kaq të saktë”, u shpreh ai në një studio televizive.

Nuk është çudi që gazetarët shihen si njerëz që gënjejnë për qëllimet e tyre. Njerëzit e zakonshëm mendojnë se sistemi është i manipuluar, që mediat nuk janë aty për popullin, por, më tepër, për paratë. Këtij mendimi, hëpërhë, nuk mendojmë t’i ketë shpëtuar edhe vetë ai. Kjo është koha e mosbesimit. Ka ndodhur edhe më parë, me shumë gjasa do vazhdojë edhe në të ardhmen, që gazetarët të jenë kaq shumë të dyshuar për të ‘vërtetat’ e tyre.

Po ashtu edhe për gabimet. Njerëzit kanë shumë të drejtë të dyshojnë për ato që gazetarët thonë. Pavarësisht kësaj, gazetarët, nuk e kanë aspak ndërmend të frikësohen. Në qoftë se ata i vihen seriozisht punës për të zbuluar se si sillet jeta, duhen të jenë plotësisht të përgatitur për të korrigjuar gabimet. Dhe, nëse iu është mbushur mendja, top, për t’i korrigjuar ato, më parë duhet të jenë plotësisht të qartë se do të bëjnë gabime.

 

Etiketa: emisioni opinionhoxhaprokuroria


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Historia/ Shqiptari 32 vite në arrati, arrestohet për drejtësinë gjermane

Historia/ Shqiptari 32 vite në arrati, arrestohet për drejtësinë gjermane

Intervistë/ Agron Tufa: Letërsia nuk shkruhet duke përplasur kokën pas murit

Intervistë/ Agron Tufa: Letërsia nuk shkruhet duke përplasur kokën pas murit

Kokëdhima kërkon llogari në grup: Pse më dërguat në Kushtetuese

Kokëdhima: Mafia e plehrave ka një projekt për Shqipërinë, më kërkojnë 5 milion euro në Itali
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}