Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse vajtojmë më shumë për Brukselin, se sa për Ankaranë?

2016/03/26 at 1:50 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse vajtojmë më shumë për Brukselin, se sa për Ankaranë?

Nga CARL MILLER


Ngjarjet e mëdha – ndeshjet e futbollit, përplasjet e trenave dhe sigurisht sulmet ekstremiste – të gjitha kanë tashmë një pasojë digjitale. Pas tyre ka një re fërshëllyese e zukatëse reagimi digjital, pasi njerëzit hidhen në mediat sociale për të raportuar nga skena, për të ndarë pamje dhe fotografi, për të diskutuar si duhet të reagojnë, të ofrojnë dhe të bëjnë thirrje për ndihmë, të dënojnë ata që mendojnë se janë fajtorë dhe mbështetur të tjerët. E kotë të thuhet, e gjithë kjo mbështillet në një masë të fryrë tuitesh dhe postimesh.

Sulmet e Brukselit nuk bëjnë përjashtim, dhe unë bashkë me ekipin studimor digjital në Demos kemi kaluar ditët dhe netët e fundit, duke ndërtuar algoritme për analizimin e reagimit. Zbulimet fillestare – pasoja digjitale e ngjarjeve është tejet domethënëse. Vetëm në Tuiter, shohim pothuaj 10 milionë tuite lidhur me sulmet. Shumica duken të jenë një përzierje e dhimbjes, keqardhje, solidaritet dhe ngushëllime. Një bërthamë e vogël është shumë e papëlqyeshme – ata tregojnë me gisht Islamin, jo terroristët, si burimin e vërtetë të fajit.

Njerëzit që kërkojnë t’i kundërvihen kësaj janë përpjekur shumë që të kontrollojnë hashtagun #StopIslam gjatë ditëve të fundit.Jo i gjithë
shpërthimi digjital i dhimbjes dhe zemërimit është i njëjtë. Në mediat sociale, ashtu si dhe në ato kryesore, sulmet në Paris dhe në Bruksel
kanë shkaktuar më shumë një reagim emocional, se sa sulme të tjerë njësoj mizorë, njësoj të dënueshëm dhe ndonjëherë më vdekjeprurës,
që kanë goditur vazhdimisht tjetërkund; Bagdad, Ankara, Nigeri.

Përse? Një media injoruese? Indiferenca jonë? Një racizëm sistemik?
Eshtë thënë madje se kjo shkon në favor të vetë terroristëve.Për pothuaj të gjithë ne, jeta e marrë nga terrorizmi kudo në botë është një tragjedi. Ne e pranojmë se dhimbja dhe vuajtja nuk ndalen në kufijtë tanë. Por qeniet njerëzore gjithmonë kanë patur gjithmonë rrathë koncentrikë vëmendjeje dhe atashimi. Shumica prej nesh i kushtojnë më shumë vëmendje pikësëpari asaj që ndodh me familjet tona, dhe mendojmë se si mund t’i ndihmojmë. Rrathët tanë të përkatësisë dhe mbështetjes më pas, hapan ngadalë së jashtmi: komunitetet të cilëve i përkasim, ndoshta një grup qytetar apo fetar, apo fshat, qytet, ose komb, më tej kombet përreth nesh, e kështu me radhë. Prandaj kur vdes, pasuria i kalon automatikisht fëmijëve dhe partnerit, nëse ti nuk ke kërkuar ndryshe.

Mund të jetë një mënyrë jo e paanshme e të parit të botës, por është gjithashtu thelbësisht njerëzore, dhe nuk është vetëm media – është parimi në zemër të jetës publike.Në botën digjitale, një vend me përmbajtje në formë vorbulle, me shumë informacion që as nuk mundesh ta lexosh të gjithin, e jo më të veprosh në bazë të tij, ne kapemi më fort pas atyre gjërave që janë më pranë nesh. Në kërkimin tonë, kemi parë se njerëzit me të cilët ka më shumë gjasë të flasim në mediat sociale, janë familja dhe miqtë. Informacioni ku ka më shumë gjasa të kushtosh vëmendje është nga burime që i njeh dhe u beson, dhe kryesisht nga ata që i njeh edhe prej jetës jashtë internetit. Problemet për të cilët njerëzit flasin më shumë janë lokalë.

Harrojeni idenë që media sociale kapërcen distancën dhe kohën; për shumicën prej nesh, pjesën më të madhe t ëkohës, media sociale fillon në shtëpi. Rreziku i vërtetë i medias sociale nuk janë pikat tona të errëta dhe heshtja; është e kundërta. Pas tragjedive si sulmet e Brukselit, media sociale është tani një forum i rëndësishëm i debatit publik – kush duhet fajësuar, cfarë duhet të ndryshojë dhe si mund të parandalojmë që të ndodhë sërish – në të cilin kudo, gjithkush mund të futet. Kjo është pozitive në shumicën e rasteve, sepse afron më shumë zëra dhe mendime, se sa kurrë më parë. Por ka edhe anë negative – pakicat e vogla të zërave digjitalë të përkushtuar, aktivë, që përdorin mediat sociale për të shfrytëzuar sensin tonë kolektiv të dhimbjes, duke vërvitur të “çarat” tona Islamofobe. Kundër kësaj duhet të ruhemi. Një kundërplasje ntimyslimane në internet, e jo më ajo që derdhet nëpër rrugë, do të çojë vërtetë ujë në mullirin e ISIS­it dhe të tjerëve që duan të përçajnë shoqërinë.

Carl Miller, Drejtor Kërkimesh për Analizimin e Mediave Sociale në DemosNewsweek – Në shqip nga www.bota.al



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Gezuar Pashket! :) A mund ta gjeni vezën në mesin e lepurushëve?

Gezuar Pashket! :) A mund ta gjeni vezën në mesin e lepurushëve?

Ja si u bë i famshëm ky profesor që jep leksion me beben në krahë

Ja si u bë i famshëm ky profesor që jep leksion me beben në krahë

Kur google map të shkatërron shtëpinë

Kur google map të shkatërron shtëpinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}