Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse nuk mund të heqim dorë nga Bashkimi Europian

2017/03/25 at 10:53 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse nuk mund të heqim dorë nga Bashkimi Europian

Bernard Gueta


Sot, askush nuk ngazëllehet përditë, për faktin që ka dritë dhe gaz. Eshtë një progres që e konsiderojmë të mirëqenë dhe të pakthyeshëm, ashtu si dhe shkolla publike e hapur për të gjithë. Me Europën, ndodh e njëjta gjë.

Ky unitet europian, të cilit sot i festojmë përvjetorin e gjashtëdhjetë, duke tashmë kaq i mirëqenë, saqë i shohim vetëm defektet e shumta, pa u kujtuar për gjithë ato gjëra që na ka dhuruar, pavarësisht provave. Pa tregun e përbashkët, bumi ekonomik i pasluftës nuk do të kish qenë kaq i fortë, ashtu sikurse dhe progresi i qëndrueshëm i mbrojtjes sociale dhe stilit të jetesës.

Pa politikën e parë të përbashkët, atë bujqësore, nuk është e thënë që Europa do të kish arritur të garantonte vetëmjaftueshmërinë në ushqim, dhe sektori agro-ushqimor nuk do të kish patur peshën e madhe që ka në eksporte.

Për se shërben Bashkimi Europian

Pa unitetin europian, rregullat dhe traktatet e tij, shembja e perandorisë sovjetike do të kish shkaktuar, pashmangshmërisht, një seri luftërash në zemër të Europës, pasi nuk do të kish qenë e mundur t’u bëhej e ditur vendeve të Europës qendrore, se duhej të hiqnin dorë nga çfarëdo hakmarrje territoriale, nëse donin që të hynin në BE.

Pa këtë bashkim dhe rregullat e tij industriale dhe mjedisore, vendet europiane nuk do të kishin mundur t’i kundërviheshin (siç e bëjnë, sado i pamjaftueshëm është angazhimi i tyre) importit të produkteve të cilët nuk respektojnë nevojat e tyre.

Pa këtë unitet, shumëkombëshet nuk do të kishin respektuar ligjet e një tregu të përbërë nga 500 milionë njerëz, një basen përdoruesish, të cilin nuk mund ta injorojnë.
Pa këtë unitet mbrojtja sociale europiane, shteti social që askund nuk është zhvilluar si në vendet e Unionit, do të ishte mposhtur prej kohësh nga një kapital, i cili nuk njeh kufij.

Unioni nuk është Kali i Trojës i regresit social, siç thonë disa. Përkundrazi, është bastioni i modeleve tona sociale, dhe grupi i shteteve ku liritë dhe demokracia, ta papërsosura siç janë gjithmonë, janë më të fortat dhe të mbrojturat në botë.

Sot, në 25 mars 2017, ky grup mbush 60 vite, dhe duket më i kërcënuar se kurrë. Bashkimi Europian është i kërcënuar, sepse shumë europianë u tremben evolucioneve ndërkombëtare, deri në pikën që do të donin të fshiheshin prapa llogoreve të kufijve kombëtarë të të kaluarës.

Por nëse është e vërtetë që nuk ka një shumicë në mbështetje të Unionit, është po kaq e vërtetë se nuk ka një shumicë që kërkon shpërbërjen e tij. Jemi në një të mesme tejet shqetësuese, dhe ajo për të cilën BE ka nevojë për t’u ringritur janë faktet konkrete, projektet industriale dhe investimet e përbashkëta, një mbrojtje e përbashkët, një kërkim-zhvillim dhe universitete të mëdha europiane, një politikë dhe transmetim energjetik të përbashkëta. Po mbërrijmë. Do të mbërrijmë. Dhe pikërisht për këtë, duke parë se jo të gjithë duhet të ndjekin të njëjtën rrugë, sot Unioni do të zyrtarizojë parimin e ritmeve dhe objektivave të diversifikuara, për të lejuar ata që duan, të shkojnë më larg e më shpejt. / France Inter – Përgatiti: bota.al

 

Etiketa: bashkimi europian


Ju sugjerojmë

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Para
Patriot me plis që 6 vjeç, askush tjetër veç Lorik Canës

Patriot me plis që 6 vjeç, askush tjetër veç Lorik Canës

Topi i gjuan me top Ramës: Nuk ka shumë burrni

Topi i gjuan me top Ramës: Nuk ka shumë burrni

Shifrat e frikshme/ Tumori po vret të rinjtë shqiptarë, mjekët: Katastrofë

Shifrat e frikshme/ Tumori po vret të rinjtë shqiptarë, mjekët: Katastrofë
















TE FUNDIT

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
17 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar...

Lexo më shumë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
17 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë...

Lexo më shumë

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
17 Korrik, 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve të mëdha kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}