Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse ende guxojnë e na fyejnë ballkanasit?!

2016/05/19 at 5:37 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse ende guxojnë e na fyejnë ballkanasit?!

Nga Ben Andoni


Argumenti ynë ka vetëm një kah sa i përket guximit të fqinjëve që na fyejnë dhe lidhet me faktin e mungesës së përditësimit modern të studimeve albanalogjike prej studiuesve shqiptarë, që tashmë duhet t’u kishin dhënë përgjigjen e duhur moderne mëtimeve të shteteve ballkanike, disa syresh me histori shtetformuese shumë të re krahasuar me atë të shqiptarëve.

Shkrimi e merr indikacionin pas botimit të Akademisë Malazeze të Shkencave. Ku pas  fyerjeve të vazhdueshme të akademikëve maqedonas; serbëve si zakonisht; jo rrallë turqve, por më shumë për aspekte krenarie historike; kroatëve dhe sllovenëve me gjithë ndryshimin evropian por që janë ende me aq shumë paragjykime; do kishte radhë edhe për malazezët. Jo sepse zakonisht nuk njihet pozicioni i studiuesve malazez, por kur ai konsakrohet me botimin e fjalorit akademik atëherë punët duhet realisht të shikohen më gjerë. Lajmi është “i thjeshtë”, por edhe një kambanë për apatinë e strukturave tona akademike, shtuar me shqetësimin për aksesin e vërtetë të studiuesve shqiptarë të Malit të Zi në botimet e shtetit të tyre aktual.

Në Fjalorin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU- Crnogorska Akademija Nauka i Umjetnosti), të botuar vetëm pak ditë më parë, në mes tjerash, referuar medias malazeze shkruhet se: “shqiptarët janë agresorë, okupatorë dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit duan t’ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”, referohet “Analitika”.

Nuk po merremi shumë me kinse paditurinë dhe indiferencën e fqinjëve, por më shumë me dashakeqësinë, që edhe gati në çerekun e parë të shekullit të XXI vijohet me këtë logjikë fyerje, e cila ka qëndruar si justifikim konstant në politikat shfarosëse serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Një peshë faji, e cila duhet të përsëritet, vjen edhe nga përçarja e madhe politike që jeton në treva shqiptare dhe ku politikanët e vegjël shqiptarë në vend të merren me problematikat ekonomike-sociale dhe sidomos prodhimtarinë kulturore-historike që përcaktojnë identitetin kombëtar e vrasin kohën me sherre dhe aleanca me partitë në fuqi.

Për hir të së vërtetës, një faj bajagi të madh, e kemi vetë ne shqiptarët e Shqipërisë. Kjo sepse megjithë investimin e madh që është bërë në dekada nga idealistët dhe punëtorët e mëdhenj të albanologjisë, sot, kemi shkatërruar institucionet tona dhe investojmë gjithnjë e më pak në studimet historike. Dhe, fatkeqësisht jemi gjithë sy e veshë se çfarë do të thonë albanologët e huaj për ne, teksa puna e shkencëtarëve shqiptarë të historisë tashmë po jeton një stanjacion të frikshëm prodhimi cilësor dhe masivitet prodhimi pa bërthamë.

Dhe, ashtu si sot e kësaj dite roli i Albanologjisë për pavarësinë tonë nuk bëhet i njohur si duhet e nënvleftësohet për ditë e më shumë, struktura e albanologjisë po degjeneron prej indiferencës dhe kurrsesi nuk i jepet vendi i duhur. Realisht studimet albanologjike megjithë mëtimet optimiste tregojnë se tezat moderne për ekzistencën, historinë e mbijetesës së shqiptarëve nuk po zënë shumë vend.

Një mësim na përcillet sërish nga Branko Merxhani, i cili më 1933 do të shkruante: “Sytë e intelektualëvet të parë shqiptarë, që merreshin me çështjen shqiptare, i hapën ata shkencëtarë evropjanë, të cilët në mesin e shekullit të shkuar kishin nisur të interesohen për gjuhën shqipe. E para lëvizje çlirimtare e vërtetë dhe fjesht shqiptare ka qenë vetëm një përpjekje për të mbuluarë ALBANOLOGJIE…Ndihma dhe influenca e Albanologjisë mbi Indipendencën shqiptare nuk është studiuar mjerisht kurrë. Jemi tepër përtacë. Në një kohë që të tjerët interesohen për neve, ne rrimë me duar lidhur”, shkruante publicisti i njohur.

Një mësim që shqiptarët nuk kanë ditur ta përfitojnë duke i lënë studimet e autorëve shqiptarë ende në nivele të pamaturuara dhe të njohura si duhet ndërkombëtarisht. Aqsa, sot, guxojnë dhe njerëz, për të mos thënë institucione të shteteve, që sapo janë shpallur si të pavarura dhe të na godasin si pa të keq./Java



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Deklarata e Berishës për hetimin e ‘Escobarit”, ja e vërteta e Europol

Deklarata e Berishës për hetimin e ‘Escobarit”, ja e vërteta e Europol

Vrau shokun me plumb në gojë, shqiptari rrezikon 12 vite burg

Vrau shokun me plumb në gojë, shqiptari rrezikon 12 vite burg

Tahiri nxjerr dokumentet: Pajisjen e përgjimit e kam me firmën e Nishanit

Tahiri “kërkon” largimin e Presidentit pas reagimit të Interforce

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com