Aktualitet

Përplasjet në PD, Rama: Në mënyrë cinike kryeministrit do t’i interesonte sherri…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 17/12/21 |
Opi Nion

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Kryeministri Edi Rama ka pranuar të marr rolin e analistit duke komentuar edhe raportet në PD dhe përplasjen mes Ramës dhe Berishës.

Duke folur në këtë kontekst, në vetën e tretë, Rama tha në mënyrë cinike Kryeministrit do t’i interesonte sherri, por në mënyrë pragmatike do t’i interesonte një opozitë me të cilën të mundte të fliste.

“Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike i intereson qetësia. I intereson një opozitë që mund të flitet dhe me të cilën mund të angazhohej.  Të dyja këto janë të pamundura. Edi Rama është në mandatin e tretë, nuk ka beteja me këta sepse këta i ka mundur”, u shpreh Rama në rolin e analistit.

Komentit të analistit Curri se zgjatja e kësaj përplasjeje do ta mbante Ramën gjatë në pushtet, Rama iu përgjigj: “Nëse ke merak ta bësh Ramën të ikë para se të iki vetë, këtë nuk e zgjidh dot as me bravën pa çelës as pa çelësin pa bravë”./Opinion.al

Pas