Aktualitet

Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi i anëtarësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:38 - 18/12/21 |
Opi Nion

Duket se kjo e shtunë është një ditë vendimtare për Partinë Demokratike, pasi për herë të parë në historinë e saj që prej themelimit, e ndarë në kampe një grup që mbështët Lulzim Bashën do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar ndërsa mbështetësit e Berishës në të gjitha degët e PD-së në rrethe do të mbajnë referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

Sipas raportimeve votimi për shkarkimin e Bashës nga anëtarësia ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe dhe do të vijojë deri në orën 17:00, ku deri më tani situata paraqitet e qetë. Fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit, Lulzim Basha.

Për të shmangur çdo përplasje ditën e shtunë, ish-Kryeministri Berisha, anëtarët e Këshillit Kombëtar si dhe demokratët e Njësisë 2 në Tiranë nuk do të votojnë në selinë e Partisë Demokratike, por në një tjetër ambient në krah të ambasadës amerikane.

Ndërkohë sikurse duket nga lista e mëposhtme në qytete të ndryshme do të votohet në zyrat e degëve, në bare, restorante, kinema, etj./Opinion.al

Pas