Kronikë

Përplasje mes policëve, efektivi kanos dy policët bashkiakë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 13/01/21 |
Opi Nion

Një efektivë i Policisë së Shtetit është konfliktuar me dy punonjës të Policisë së Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se punonjësi i policisë së Forcave Operacionale të SHÇBA, Ardit Zenelaj, është ndaluar nga policët bashkiakë pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’, teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij.

Por, ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë Bashkiake për të ndaluar, ndërsa ka kanosur dy policët me inicialet V.S, dhe K.K. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas