Aktualitet

Përplasje mes mbështetësve të 3 forcave politike,i pranishëm ministri Çuçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 25/04/21 |
Opi Nion

Një përplasje është regjistruar mes simpatizantëve të tre forcave politike, PD, LSI dhe PS.

Në pamjet e mëposhtme shfaqen njerëz të grumbulluar, ku i pranishëm është edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

News 24 raporton se simpatizantët e PD dhe LSI kanë filmuar votuesit e Partisë Socialiste dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit.

Mes të pranishmëve në konflikt ka qenë edhe Arianit Arapi, ish-drejtor policie në DPQGJ, aktualisht pjesë e stafit të fushatës të ministrit Blendi Çuçi.

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë zgjedhin përfaqësuesit e tyre në katër vitet e ardhshme, ndërkohë që përveç disa incidenteve të vogla situata deri tani paraqitet e qetë./Opinion.al

/Opinion.al

Pas