Aktualitet

Parandaloi ngjarjen te sheshi “Skënderbej”,i riu: Ishte një akt terrorist


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 25/04/21 |
Opi Nion

Ka qenë një djalë i ri i quajtur, Klodian Elqeni, që ka parandaluar ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytet, ku një person me makinë ka thyer barrierat nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh duke rrezikuar jetën e qytetarëve duke kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij.

Në një deklarat për mediat, 22-vjeçari tha se kishte shumë qytetarë përreth në momentin e ngjarjes ndërsa ndërhyri për të siguruar jetën e tyre. Më tej ai e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.

Ai u shpreh se e pa të arsyeshme të ndërhynte me të dyja këmbet, duke ndaluar autorin. “Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve.  Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist.

Nuk e di çfarë po mendonte ai njeri, por mu duke e rrezikshme mënyra si po ecte mes njerëzve. Më pas unë e pashë të arsyeshme të ndërhyja. Jam marrë gjithë jetën me stërvitje dhe nuk e kisha problem ndërhyrjen”, tha 22-vjeçari./Opinion.al

Pas