-U tha në Opinion

Përplasja në studio, Koka –Vocajt: Nuk bëhesh dot Drejtor i Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:04 - 15/03/21 |
el ida

Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka patur një ndërhyrje në emisionin “Opinion” lidhur me detajet e vrasjes së Behar Sofisë dhe arrestimin e autorit të dyshuar Ernej Shyti.

Vocaj është përplasur me gazetarët Klodiana Lala dhe Spartak Koka, kur tha se ata kanë patur pasaktësi lidhur me detajet që kanë paraqitur mbi ngjarjen.

I pyetur nga gazetarët se ku qëndronte pasaktësia Vocaj nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, çka ka shkaktuar reagimin e gazetarit Spartak Koka.

Duke iu drejtuar Vocajt, gazetari tha ndër të tjera se me këto akuza dhe retorikë politike nuk mund të bëhet Drejtor i Përgjithshëm.

Pjesë nga debati

Koka: Zoti Vocaj dole dhe për pamjet e drogës dhe the janë të 2013 dhe doli që ishin të 2020.  Nuk do bëhesh dot Drejtor i Policisë me këto akuza dhe këtë retortikë politike.

Vocaj: Ambicjet e mia si funksionar i policisë nuk kanë të bëjnë me këtë çështje fare. Nuk është pretendimi im për të qenë drejtor i policisë.

Pas