Kryesore

Përplasja e deklaratave të Presidentit me Ambasadoren, Rama: Një i dehur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 23/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me përplasjen e deklaratave të Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Meta, mbrëmjen e së premtes.

Lexo edhe-Meta: Deklarata e Ambadores Amerikane është një turp, e ftoj në studio

Ndërsa Meta ka ftuar në një përballje televizive Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, ky i fundit e ka cilësuar presidentin një turp kombëtar. Në studion e Top-Channel, Rama u shpreh: “Ka dalë si të marrët në lagje, hajde dil këtej të flasim bashkë, hajde ulu, zbrit të flasim. Çfarë presidenti është ky? Ky është një turp kombëtar, turp shoqëror , turp i çdo familjeje që ka fëmijë e duhet t’i edukojë. Një i dehur që thotë, hajde të ftoj këtu, hajde ke Çim Peka. S’do ke Çim Peka, hajde ke Çim Selami, s’do ke Çim Selami, hajde ke Çim Hysa”, u shpreh Rama./Opinion.al

 

Pas