Aktualitet

Meta: Deklarata e Ambasadores Amerikane është një turp, e ftoj në studio


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 23/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Meta e ka cilësuar një turp deklaratën e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila tha se ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Kim e cilësoi të papranueshëm kërcënëimin se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, ndërsa Meta ftoi në studio Ambasadoren dhe Kryeministrin Rama, të ballafaqohen para shqiptarëve.

“Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve”, u shpreh Presidenti. Ai tha gjithashtu se Ambasadorja kishte vepruar në mënyrë të njëanshme.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme”, tha Meta në një studio televizive.

Reagimi i Yuri Kim në Tuiter

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, apo nëse ata nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënime. Ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Mjaft. /Opinion.al

Pas