Kronikë

Përplaset me pemën, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:08 - 29/11/20 |
Opi Nion

Një 22-vjeçar shqiptar në Itali, ka humbur jetën pasditen e së dielës në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Matteotti” në Argenta. Viktima Gevis Muhaj, punonte si mekanik në një kompani dhe ishte duke u kthyer për në shtëpi në momentin e aksidentit, raportojnë mediat lokale.

Ai drejtonte një mjet tip Ford Fiesta, por duket se ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë që ndodhej anës rrugës. Kjo goditje ka rezultuar fatale për të riun, që është nxjerrë i pajetë nga mjeti i dëmtuar rëndë./Opinion.al

 

Pas