Kronikë

Përplaset me kamionin, shqiptari humb jetën në një aksident në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 26/05/22 |
Opi Nion

Një aksident mes Brescia Centro dhe Brescia Ovest drejt Milanos i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar.

Mësohet se aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës 11:00 mes daljeve të qendrës së Brescia-s dhe Brescia-s perëndimore.

Makina, e cila drejtohej nga një shtetas shqiptar është përplasur me një kamion për shkak të ngadalësimit të shpejtësisë së mjetit të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Autostrada drejt Milanos u mbyll dhe kjo krijoi radhë të gjata automjetesh./Opinion.al

Pas