Aktualitet

Çështja e detit në Hagë/ A e ka bërë Shqipëria dosjen gati?Si përgjigjet Xhaçka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 26/05/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, u pyet nga gazetarët nëse qeveria e ka bërë gati dosjen për në Hagë për çështjen e detit me Greqinë.

Xhaçka u përgjigj se kjo çështje ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve për të shkuar pastaj në gjykatë. Ajo theksoi se kur koha të vijë “do ulemi për të dakordësuar një kompromis të tillë sipas detyrimeve ligjore që kërkon gjykata ku do e çojmë çështjen”.

 Pyetje: Çështja e detit me Greqinë do të shkojë në Hagë, e ka bërë qeveria gati dosjen apo pret të ndryshohet dhe presidenti i Republikës që mos u kthehet si ka ndodhur në një moment kur ishte gati të kishte marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë?

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka: Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të uleshin për të gjetur kompromisin për të shkuar pastaj në gjykatë apo mosdakordësitë mes nesh që do duhet të shkojnë në gjykatë, në atë fazë jemi. Kur koha të vijë do ulemi për ta dakordësuar një kompromis të tillë sipas detyrimeve ligjore që kërkon gjykata ku do e çojmë çështjen.

Pas