Kronikë

Përplasen tre automjete në aksin Fier-Levan


               Publikuar në : 13:04 - 15/06/19 |
Al Do

Tre automjete janë përplasur sot në mesditë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm një të plagosur i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Si pasojë aksi rrugor Fier-Levan është rënduar në të dy anët e rrugës jo vetëm për shkak të aksidentit por edhe prej fluksit të automjeteve që lëvizin drejt bregdetit.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të  orientuar trafikun e mjeteve, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e përplasjes së tre automjeteve. /Opinion.al

Pas